Top News - 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë / 83 delegatët që firmosën aktin në 1912

28 nëntori shënon nisjen e rrugëtimit të Shqipërisë si vend sovran dhe i pavarur. Në këtë ditë të gjithë shqiptarët kremtojnë ditën e flamurit tonë kombëtar. 110 vite më parë nën udhëheqjen e Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë nga perandoria Osmane, ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarsisë Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë shqiptare të pavarur nën drejtimin Ismail Qemalit. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar Në po të njëjtën ditë, në 1443 Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Dy ditë që ndryshuan fatet historike të kombit shqiptar, pas një përpjekje të gjatë për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”. Shekuj më vonë, Shqipëria po focon pozicionin e saj mes vendeve dhe aleatëve të Bashkimit Europian, teksa ëndrra vazhdon për integrimin e plotë në familjen europiane. Top News uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar ditën e Pavarësisë. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: Subscribe to “Top Channel“ on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: For more content from click HERE: Like Top Channel on Facebook HERE: Follow Top Channel on Instagram HERE: Follow Top Channel on Twitter HERE: #Pavarësia#TopNews#TopChannel
Back to Top