Alban Skenderaj - SIKUR TA DIJA

Muzika: Alban Skenderaj Teksti: Alban Skenderaj Piano Session: Mario Deda Recording, mix & master: AK Records Directed by The Claudia Video: FullMoon Production Sikur ta dija Do të shtrëngoja ditë e natë Ti puthja duart Të thoja se sa jam me fat Sikur ta dija S’do vija kurrë asgjë në botë Para lumturisë tënde, veç Sikur ta dija Do kyçja egon në sirtar Me ty do rrija Tek ndiqje bregut një pulbardhë Sikur ta dija Nuk do ta merrja të mirëqenë Aspak dashurinë tendë, por Ty dielli të mungon, vetëm kur bie shi Dhe unë po ndihem sot, një foshnje në vetmi Se kurrë nuk zura mend, ndaj jeta më ndëshkon Ta dua diellin tim kur është tepër vonë Sikur ta dija Do ti kurseja ato fjalë Lotët e mia Sonte do rridhnin veç për mall Sikur ta dija Do mbyllja sytë që të shikoj Përtej buzëqeshjen tënde, veç Sikur ta dija Se asgjë tjetër nuk ka vlerë Sa dashuria Që mbrapsh s’kërkohet asnjëherë Sikur ta dija Nuk do ta merrja të mirëqënë Aspak dashurinë tënde, por Ty dielli të mungon, vetëm kur bie shi Dhe unë po ndihem sot, një foshnje në vetmi Se kurrë nuk zura mend, ndaj jeta më ndëshkon Ta dua diellin tim kur është tepër vonë Sikur ta dija Do të kushtoja tjetër këngë Diçka të çiltër Siç i ka hije shpirtit tënd Sikur ta dija Do ta tregoja pak më shpesh Sa shume ti vlen per mua, por …
В начало