Ardit Gjebrea - Makina e Memories + lyrics / tekst Official
PLEASE RATE, COMMENT, AND CHECK MY CHANNEL.
[Lyrics: Ardit Gjebrea
Music: Ardit Gjebrea]
Lyrics / Teksti:
“Makina e memories vrapon në kujtime,
Në çastet e jetës që endëm të dy.
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen.
Dhe rendin e rendin,...humbasin diku.
Makina e memories, si era,
Humbet nëpër mjegull. Mbi të fluturoja.
Me sy të përgjumur kërkoj nga dritarja
Diku të ndaloja...
T’i mblidhja kujtimet, aty t’i fiksoja.
Mundohem, mundohem, t’i gjej nëpër vite.
Kujtimet kalojnë...
Por kujtimet kalojnë.
Dhe ti qeshje, ti këndoje.
Psherëtije në heshtje dhe qaje,
Me lotët që të ndrinin në sy.
Dhe më flisje, ëndërroje.
Dhe tregoje, tregoje
Të vërtetat trillime që jetuam të dy.
(x3) Dhe kujtimet kalojnë...
Fragmente kujtimesh më dalin përpara,
Në skena qiellore me diell a me shi.
Çapitem i lodhur të ulem mes tyre.
Ato më largohen,...largohesh dhe ti.
Fragmente sensuale, që era
Si gjethet e vjeshtës i shkundi nga pema.
Piktura që koha ngjyrosi në mendje.
Sikur t’i ndaloja...
T’i mblidhja të gjitha, në krahë t’i mbuloja.
Mundohem, mundohem t’i gjej nëpër vite.
Kujtimet kalojnë...
Por kujtimet kalojnë.
Dhe ti qeshje, ti këndoje.
Psherëtije në heshtje dhe qaje,
Me lotët që të ndrinin në sy.
Dhe më flisje, ëndërroje.
Dhe tregoje, tregoje
Të vërtetat trillime që jetuam të dy.
Më afroje, më largoje.
Më humbisje dhe prapë më takoje,
Më puthje në buzë si fëmijë.
Më thërrisje dhe më prisje.
Dhe kërkoje, kërkoje
Të vertetat trillime t’i jetojmë përsëri.
Por kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë...
Dhe kujtimet kalojnë,
Kalojnë, kalojnë, kalojnë...
Makina e memories vrapon në kujtime,
Në çastet e jetës që endëm të dy.
Dhe ditët rrëshqasin e syrit i fshihen.
Dhe rendin e rendin,...humbasin diku.
(x3) Dhe kujtimet kalojnë...“