Top Channel/ Përleshje dramatike në Paris kundër pasaportës së vaksinës

Disa incidente përplasjesh me policinë ndodhën sot (e shtunë) mes demonstruesve kundër politikave të vaksinimit të detyruar dhe oficerëve të policisë, në ditën e pesë të zemërimit qytetar për çështjen. Trazirat kanë nisur që prej ndryshimit të qëndrimit të presidentit Macron një javë më parë, kur prezantoi planet e pasaportës së vaksinës, që do të jetë e nevojshme për të marrë shërbime thuajse në çdo aspekt të jetës publike. Demonstruesit shiheshin që godisnin oficerët e policisë me objekte të forta në stacionin Estienne d’Orves në Paris, duke kërkuar ndalimin e planeve për vaksinat e detyruara për profesionet publike. Presidenti Macron kishte premtuar në prill se pasaportat e vaksinave ‘nuk do të përdoren kurrë për të përçarë francezët’. Por tani kryeministri i tij kërkon që sallat e koncerteve, baret e restorantet të kërkojnë provë vaksinimi ose test negativ, me qëllim rritjen e interesit për vaksinimet në vend. Sipas raportimeve kufizimet do të zgjerohen në gusht me kërkesa të ngjashme për transportin
Back to Top