Top News - Vjen albumi i ri i ABBA / Rikthim pas katër dekadash me ‘Voyage’

Supergrupi suedez i popit, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur të premten me albumin e ri “Voyage”. Grupi u rikthye gati katër dekada pas ndarjes. Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad - që bashkë formojnë akronimin ABBA - nuk kanë nxjerrë ndonjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 - një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”. “Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, në zona të ndryshme kohore. ABBA ka njoftuar në shtator se do të ribashkohet dhe se do të nxjerrë albumin e ri. I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovision, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Infor
Back to Top