Kush ishte Florind Belliu, aktori që i dha fund jetës në mënyrë tragjike në SHBA

Pasditja e shtunës ishte tragjike për Florindin Belliun. 35-vjeçari që i dha fund jetës së tij dhe të bashkëshortes ishte një emër që njihej në Tiranë, pasi prej disa vitesh ishte angazhuar në disa filma. Florind Belliu kishte përfunduar Akademinë e Arteve, dhe pas përfundimit të studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër. Para disa vitesh ai u largua për në SHBA, aty ku me bashkëshorten e tij, Ornelën, tentuan që të nisin një jetë të re. Në SHBA, Florind Belliu punoi për disa kohë si agjent i pasurive të paluajtshme. Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: Na ndiqni në Instagram: Facebook: Twitter:
Back to Top