Shtëpia ku kryeministri britanik do të kalojë kohën e shërimit

Kryeministri britanik u lejua të dalë nga spitali dhe do të vazhdojë regjimin për të trajtuar COVID-19 te banesa zyrtare, në Chequers. 55-vjeçari Boris Johnson qëndroi i shtruar për një javë, pas shfaqjes së simptomave të vazhdueshme të COVID-19. Ai u shtrua më 5 prill për probleme me frymëmarrjen dhe më 6 prill u mbajt në terapi intensive. Pasi doli nga spitali, kryeministri falënderoi mjekët dhe tha se i kishin shpëtuar jetën. Në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 737 viktima.
Back to Top