SHTEPIA E FUTBOLLIT, SELIA E RE E FSHF | 5K DRONE VIDEO, TIRANA 2022

“Shtëpia e Futbollit” është investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit në drejtim të ndërtimit të një kompleksi sportive. Futbolli shqiptar në shtëpinë e re, e cila është konceptuar si një qendër multifunksionale, do të gjejë hapësira dhe kushte që nuk kanë qenë të mundura kurrë për 11 ekipet kombëtare të femrave dhe meshkujve. Projekti është i ndarë në tre faza. Faza e parë ka përfunduar, dhe përfshinte ndërtimin e zyrave të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku brenda saj do të ketë dhe një muze për historinë e futbollit shqiptar. Në fazën e dytë, ku po punohet me ritme shumë të shpejta, po ndërtohen dy stadiume me 500 vënde secila, me kabina transmetimi dhe ato për mediat. Do të ketë gjithashtu edhe një fushë të tretë stërvitore. Të tre fushat do të jenë me bar natyral të një cilësie të lartë. Pjesë e fazës së dytë janë edhe palestrat dhe qendrat e rikuperuese dhe ato mjekësore, të cilat do të jenë në shërbim dhe ndihmë të të gjithë futbollistëve. Këto ambjente ndodhen në godinën ku ndodhen tribunat e spektatorëve, dhe kanë hapësira të mëdha. Faza e tretë dhe e fundit është ndërtimi i një hoteli, për të bërë të mundur akomodimin e të gjitha skuadrave kombëtare, pa lëvizur nga kompleksi. Kjo do të ndihmonte edhe në organizimin e turneve të ndryshëm ndërkombëtar. I gjithë projekti kap vlerën e 9.5 milionë eurove dhe është financuar i gjithi nga Federata Shqiptare e Futbollit. _________________________________________ Subscribe @GOGLA për më shumë video. _________________________________________ Follow GOGLA në Instagram: Follow GOGLA në Facebook: Website: _________________________________________ #goglaal #gogla #tirana #tirana2023 #fshf #tirana #dji #mavicpro3 #albania2023 #dronevideo #tiranadrone #albaniadrone #pamjemedron #tiranamedron #shtepiaefutbollit #seliaefshf #gogla #tirana #punimet #zyratefshf
Back to Top